Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër do të vendos për fatin e banorëve të kryeqytetit të cilët tanimë një kohë të gjatë po përballen me kaos të transportit publik dhe mbeturinat që kanë mbuluar Shkupin. E përderisa pritet zgjidhje e situatës, presin edhe qytetarët për autobusë, ndërsa sot edhe me orare të reduktuar shkaku i festës.
“Pritje sa të duash, çdo ditë. Katër orë prita pardje, nga ora 8:00. Nëse ke fat ndonjëherë do të gjesh ndërsa nëse nuk ke fat do të presësh. Domethënë autobus pritet me fat. Po, thënë në mënyrë komunistë me fat, dhe kështu vazhdon përralla”, tha një qytetar.
Ndërsa në tregimin e pritjes së autobusëve se kush ka fat, përveç këtij çifti takuam edhe shumë qytetarë tjerë duke pritur fatin që të gjejnë një vend në autobusët e NQP-së.
“Rëndë është, një orë duhet pritur që të vije autobusi, dhe nëse vjen e nëse jo atëherë dy orë do presësh. Të rrallë janë, 61-shi i rrallë është”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Jo të pritët por pritet jashtë normales, sidomos për moshën tonë kjo s’është normale. Nëntëmbëdhjetën e pres saktë 40 minuta dhe vetëm një është, një shkon lartë dhe tjetra kthehet poshtë, kjo nuk është normalë”, theksoi një qytetar.
“E vështirë të pritet në këtë të nxehtë por kur nuk ka e kemi patjetër, edhe nëse nuk dëshiron do të presësh. Por edhe varet ku dhe kur, 57 shkuan dy njëra pas tjetrës ndërsa këto që janë në çdo orë për lagjet jashtë qytetit do të duhet të presim, por në këtë nxehtë nuk ka jo”, deklaroi një qytetare.
Për rikthimin efikas të qarkullimit publik në kryeqytet do të duhet rinovimi dhe kthimi në rrugë i të paktën 30 autobusëve urban, ndërsa për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, të paktën 120 punëtorë sezonal në higjienën komunale. Këto dy propozime ishin pjesë e planit të ashtuquajtur për dalje nga kriza i cili pritet të votohet nesër nga Këshilli i Qytetit të Shkupit. Disa ditë më parë këshilltaret e qytetit të Shkupit, edhe të LSDM-së por edhe të OBRM-PDUKM-së thanë se do ta votojnë planin për dalje nga kriza.
Ndërkohë edhe kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së që të votojnë planin e propozuar nga kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, për dalje nga kriza. Nëse ndodhë që të kemi ngërç përsëri dhe plani të mos kalojë në këshill, atëherë kaosi i vërtetë do të filloje më dy shtator kur edhe fillon viti i ri shkollor.