Bashkia e Shkupit në një kumtesë për media thotë se transporti publik urban sot në mëngjes është duke funksionuar normalisht, përkundër të siç thonë, përpjekjeve dhe presioneve politike të OBRM-PDUKM-së për të shkaktuar vështirësi të reja për qytetarët e qytetit të Shkupit.
“Fatkeqësisht, një pjesë e mediave ranë pas narrativës së partisë në pushtet, duke shkaktuar ndjenjën e pasigurisë tek banorët e Shkupit. Aktualisht transporti publik urban shërbehet nga të gjithë autobusët e NTP-së si dhe autobusët e transportuesve privatë ndaj të cilëve qyteti i Shkupit dhe NTP nuk kanë ndonjë obligim të papaguar.
“Qyteti i Shkupit të gjithë nxënësve u uron një vit shkollor të suksesshëm dhe pa shqetësime”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Ndryshe, sot në mëngjes pati informacione se disa transportues privatë nuk do të punojnë, për shkak të borxheve ndaj tyre.