Bashkia e Shkupit: Transporti publik funksionon normalisht edhe përkundër presioneve politike

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Transporti publik funksionon normalisht edhe përkundër presioneve politike

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit në një kumtesë për media thotë se transporti publik urban sot në mëngjes është duke funksionuar normalisht, përkundër të siç thonë, përpjekjeve dhe presioneve politike të OBRM-PDUKM-së për të shkaktuar vështirësi të reja për qytetarët e qytetit të Shkupit.

Fatkeqësisht, një pjesë e mediave ranë pas narrativës së partisë në pushtet, duke shkaktuar ndjenjën e pasigurisë tek banorët e Shkupit. Aktualisht transporti publik urban shërbehet nga të gjithë autobusët e NTP-së si dhe autobusët e transportuesve privatë ndaj të cilëve qyteti i Shkupit dhe NTP nuk kanë ndonjë obligim të papaguar.

“Qyteti i Shkupit të gjithë nxënësve u uron një vit shkollor të suksesshëm dhe pa shqetësime”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ndryshe, sot në mëngjes pati informacione se disa transportues privatë nuk do të punojnë, për shkak të borxheve ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat