Një këmbësor është goditur nga vetura në Shkup, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes

Shkupi

Një këmbësor është goditur nga vetura në Shkup, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

MPB-ja informon se dje herët në mëngjes në ora 06:10 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një automjet ka goditur këmbësorin M.B (50) nga Shkupi, pas së cilës shoferi është larguar nga vendi.

Nga aksidenti lëndime të rënda ka pësuar këmbësori të konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip inspektues nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat