“Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Shkupi

“Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, kumtoi sot Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar të bëra nga 10 shtatori deri më 13 shtator të këtij viti.

Të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm.

Për analizë janë marrë 164 mostra fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat