MPB njofton se kanë ndaluar një 36-vjeçar nga Tetova i cili dyshohet se ka kryer vjedhje.
“Më 17.09.2024, në ora 18:30 në Shkup, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, inspektorët nga DPB Qendër dhe Bit Pazar nën SPB Shkup kanë ndaluar S.A. (36) nga Tetova.
I cili ditët e kaluara ka kryer vepra penale “grabitje” në bastore dhe objekte më të vogla tregtare në territorin e Shkupit, duke kanosur me bisturi.
Gjatë këqyrjes iu gjet një bisturi dhe para nga krimet. Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes së plotë të veprave penale, ndaj S.A. do të bëhet kallëzim penal”, thonë nga MPB.