Ndalohet një person në Shkup, grabiti një farmaci

Shkupi

Ndalohet një person në Shkup, grabiti një farmaci

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:28
Ilustrim

“Më 19.09.2024 në ora 21:55 në komunën e Aerodromit, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë ndaluar B.P. (30) nga Ilindeni.

Ai dyshohet se rreth orës 21:30 në një farmaci në lagjen Novo Lisiçe ka marrë para nga xhiroja ditore duke i kanosur me armë punonjësit.

Arma është gjetur dhe konfiskuar, si dhe janë gjetur paratë dhe i janë kthyer pronarit.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat