Parku i Shkupit pas mbrëmjes së të shtunës, i ngulfatur në mbeturina!

Shkupi

Parku i Shkupit pas mbrëmjes së të shtunës, i ngulfatur në mbeturina!

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:29
Nga NP “Parqe dhe gjelbërime” thonë se mëngjesin e sotëm është pastruar e gjithë hapësira.

Nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe gjelbërime” kanë publikuar pamje nga gjendja e parkut të qytetit të Shkupit pas mbrëmjes së të shtunës.

Aty shihet se si parku është “ngulfatur” nga mbeturinat.

Nga NP “Parqe dhe gjelbërime” thonë se mëngjesin e sotëm është pastruar e gjithë hapësira.

“Sot në mëngjes, ekipet në terren nga Parku i Qytetit kanë pastruar me shpejtësi parkun nga një sasi e madhe mbeturinash dhe mbetjeve”, thuhet në njoftimin e NP “Parqe dhe gjelbërime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat