MPB njofton se dje në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar dy persona.
“Dje në orën 16:30 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “11 tetori” në Shkup, një motoçikletë “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 30-vjeçari S.B, nga fshati Gjinovcë e Krivo Pallankës, e ka goditur këmbësorin 58-vjeçar Xh.R nga Shkupi”.
“Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup.
Është kryer kontroll nga një ekip inspektues i SPB Shkup”, kanë thënë MPB.