Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë.
Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin e tërmeteve në mbarë botën EMSC, tërmeti ka ndodhur në orën 21:47 në një distancë prej 24 kilometrash në lindje të Shkupit, përkatësisht 13 kilometra në verilindje të Ilindenit.
Hipoqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 8 kilometrash.
Dje ka pasur dy tërmete në Maqedoni, në afërsi të Shkupit dhe afër Lazaropolit.