Një i vdekur dhe disa të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

Shkupi

Një i vdekur dhe disa të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 08:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Më datë 28.09.2024 rreth orës 20:30, në SPB Tetovë është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Golf” me targa të qytetit të Shën Nikollës i drejtuar nga V.Z.(24) nga Shën Nikolla, ka dalë nga rruga në autostradën Tetovë-Shkup dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës së Tetovës, njoftojnë nga MPB.

Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pa jetë do të dorëzohet për obduksion.

Inspektimin në vendin e ngjarjes është duke kryer ekipi i SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat