Qyteti i Shkupit shpall thirrje për subvencionimin e biçikletave

Shkupi

Qyteti i Shkupit shpall thirrje për subvencionimin e biçikletave

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për subvencionimin e biçikletave të blera.

Për këtë qëllim nga buxheti i qytetit janë ndarë 2.800.000 denarë, ndërsa subvencioni do të jetë sa gjysma e çmimit të biçikletës, por jo më shumë se 4.000 denarë. Sipas buxhetit të planifikuar do të ketë para për 700 qytetarë, ndërsa thirrja është e hapur deri më 31 tetor, pra deri në shterimin e mjeteve.

Për të rimbursuar një pjesë të shpenzimeve dhe për të vërtetuar se janë plotësuar kushtet për pjesëmarrje në thirrjen publike, aplikanti është i detyruar të paraqesë kërkesën e kompletuar për subvencionim për blerjen e një biçiklete, e cila është publikuar në faqen e internetit të qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk.

Duhet t’i bashkëngjitet edhe një deklaratë e noterizuar se aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren ekskluzivisht për pjesëmarrje në këtë thirrje publike, kopje e llogarisë së transakcionit, dhe dëshmi se është blerë një biçikletë e re, duke bashkangjitur llogarinë origjinale fiskale të lëshuar nga 01.01.2024 deri në shterimin e burimeve financiare të synuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat