Vdes një foshnje në Spitalin e Shkupit, prindërit akuzojnë mjekët për neglizhencë

Shkupi

Vdes një foshnje në Spitalin e Shkupit, prindërit akuzojnë mjekët për neglizhencë

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Herët në mëngjesin e së shtunës, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndërruar jetë një foshnje 14-muajshe.

Mediat e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë se sipas punonjësve të Klinikës dhe deklaratës së babait të viktimës, prindërit disa herë e kanë dërguar foshnjën në spital, por u është refuzuar hospitalizomi.

Sipas “Sloboden Peçat”, i ati i viktimës ka deklaruar se përkundër situatës së përkeqësuar, foshnja është kthyer në shtëpi pa trajtimin e duhur. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta shtruar në spital, prindërit e kanë dërguar në Spitalin e Kozles, ku situata është përkeqësuar dhe është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës për Fëmijë. Aty, përkundër përpjekjes së mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e bronhopneumonisë.

Për rastin në fjalë janë prononcuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e vendit.

Njoftimi nga MPB-ja:

Sot në SPB – Shkup është denoncuar se rreth orës 04.50 në Klinikën për Fëmijë në Qendrën Klinikë “Nënë Tereza”, V.S (29) nga fshati Goshincë dhe vëllai i tij B.S (35) kanë dëmtuar inventarin e spitalit pasi kishte ndërruar jetë vajza njëvjeçare e V.S, e cila, siç ishte denoncuar ishte sjellë me Urgjencë në Spital rreth orës 03.45. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat