MPB me detaje për të shtënat me armë në Çair

Shkupi

MPB me detaje për të shtënat me armë në Çair

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur në Çair të Shkupit pasi është qëlluar me armë zjarri nga vetura në lëvizje e tipit Passat.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Naum Ohridski”, ndërsa policia po heton në vendin e ngjarjes. Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar rastin sonte.

“Me datë 05.10.2024 në ora 20:20 është raportuar se një person është lënduar me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup.

Sipas njoftimit, i plagosuri është qëlluar nga automjeti Passat”, thuhet në informacionin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat