Sot në ora 03:58 në SPB Shkup është raportuar një veturë është përfshirë nga zjarri “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, në pronësi të M.D.(38) nga Shkupi, në zonën e Komunës së Aerodromit.
Nga zjarri janë përfshirë edhe automjetet “Citroen”, në pronësi të K.M. (33), automjeti “Mercedes” në pronësi të G.M.(47) dhe automjeti “Opel Astra” në pronësi të I.I.(63) të gjithë nga Shkupi.
Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.
Ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.