Kaplohen nga zjarri tri vetura në Aerodrom të Shkupit

Shkupi

Kaplohen nga zjarri tri vetura në Aerodrom të Shkupit

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Sot (11.10.2024) në ora 02:28 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Benjamin Macukovski” Aerodrom në Shkup, automjeti i pasagjerëve “Reno Megane” me targa të Shkupit në pronësi të S.S.(34) është kapur zjarri.

Nga zjarri është përfshirë edhe automjeti i pasagjerëve Peugeot me targa të Shkupit, në pronësi të RJ (33) dhe automjeti Mazda 3 me targa të Shkupit, në pronësi të A.N (40), të dy nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje shtë kryer edhe një kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat