Shkaku i “Gripit të Shpendëve”, mbyllet Kopshti Zoologjik i Shkupit

Shkupi

Shkaku i “Gripit të Shpendëve”, mbyllet Kopshti Zoologjik i Shkupit

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Kopshti Zoologjik që nga mëngjesi i sotëm është mbyllur, ndërsa janë evakuuar edhe të punësuarit, ka informuar meta.mk

Gjorgi Galatanovski ka bërë të ditur se bëhet fjalë për virusin e rrezikshëm “Gripi i shpendëve”, teksa ka apeluar edhe vizitorët e këtyre ditëve të fundit të kontrollohen për kujdes shëndetësor.

Në ditët e fundit kanë ngordhur dhjetëra pata, dhe tani po eliminohen edhe të tjerat.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Oliver Milanov, shkurtimisht deklaroi për mediat se që nga mëngjesi herët ndodhet në Kopshtin Zoologjik dhe se do të bëhen të gjitha analizat e mundshme për të kuptuar saktësisht për çfarë bëhet fjalë.

“Në këtë moment nuk mund të jap asnjë informacion konkret pa i marrë rezultatet e analizave”, na deklaroi Milanov.

Kopshti Zoologjik në Shkup, ku kryetarja e komunës, Danela Arsovska, gjatë mandatit të saj deri më tani ka ndërruar katër drejtorë, vazhdimisht është nën kritika të ashpra nga publiku për shkak të numrit të madh të kafshëve të ngordhura dhe mungesës së transparencës në punën e tij vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat