MPB njofton se në një banes në Shkup është gjetur i vdekur një shtetas turk.
“Më datë 21.10.2024 në ora 19:55 në SPB Shkup është konstatuar se A.K (69) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup, është gjetur i vdekur në banesën ku po qëndronte në zonën e Bit Pazarit.
Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.
Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes.