Transporti publik në Shkup sot sipas orarit të së dielës

Shkupi

Transporti publik në Shkup sot sipas orarit të së dielës

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 10:00
Ilustrim

NTP Shkup njofton se gjatë ditës së sotme për shkak të festës shtetërore 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë me orar të së dielës.

Kujdestare do të jenë biletaritë dhe qendrat për personalizim (të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00) në Qendrën e Transportit, Gjorçe Petrov dhe Tregu i Gjelbërt.

Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pas çka me udhëtimin e fundit nga poshtë për artë në orën 17-17:30.

Ndërsa në orën 17:45 udhëtimi i fundit nga lart poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat