Kishte sulmuar me mjet të mprehtë 19 vjeçarin, policia ndalon të miturin nga Shkupi

Shkupi

Kishte sulmuar me mjet të mprehtë 19 vjeçarin, policia ndalon të miturin nga Shkupi

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Policët e Njësisë për Intervenim të Policisë në SPB – Shkup, në zonën e Karposhit, kanë ndaluar një të mitur nga Shkupi, pas kallëzimit të mëparshëm nga R.T. 19 vjeç nga Shkupi.

Sipas njoftimit, rreth orës 19:35 në një stacion autobusi në territorin e Karposhit dy persona e kanë sulmuar me mjet të mprehtë dhe i njëjti ka mbetur i plagosur.

“Të miturit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë, teksa në stacionin policor – Karposh në prani të prindit është kryer intervistë zyrtare, gjatë së cilës i mituri ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës penale”, sqaron MPB.

Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat