Policët e Njësisë për Intervenim të Policisë në SPB – Shkup, në zonën e Karposhit, kanë ndaluar një të mitur nga Shkupi, pas kallëzimit të mëparshëm nga R.T. 19 vjeç nga Shkupi.
Sipas njoftimit, rreth orës 19:35 në një stacion autobusi në territorin e Karposhit dy persona e kanë sulmuar me mjet të mprehtë dhe i njëjti ka mbetur i plagosur.
“Të miturit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë, teksa në stacionin policor – Karposh në prani të prindit është kryer intervistë zyrtare, gjatë së cilës i mituri ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës penale”, sqaron MPB.
Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.