Mëngjesin e sotëm, një denoncim për bombë në fabrikën “Crombert and Schubert” në Zonën Zhvillimore Teknologjike të Shkupit ka alarmuar punonjësit.
Të gjithë u larguan nga objekti ndërsa kontrollet ishin në vazhdim. U konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë.
Lajmin për “Fokus” e kanë konfirmuar edhe nga MPB
“Më datë 29.10.2024 në ora 08:20 në SPB Shkup, e punësuara si person juridik nga n. Ilinden ka raportuar në Shkup se në ora 06:00 në emailin zyrtar të personit juridik është marrë mesazh se në fabrikë është vendosur mjet shpërthyes.
Menjëherë janë dërguar ekipet e SPB Shkup dhe Njësitit kundër terrorizmit dhe pas kontrolleve të nevojshme nuk është gjetur mjet shpërthyes, përkatësisht është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë”, thonë nga MPB.