Denoncim i rrejshëm për bombë në një fabrikë në ZZHTI-Shkup

Shkupi

Denoncim i rrejshëm për bombë në një fabrikë në ZZHTI-Shkup

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm, një denoncim për bombë në fabrikën “Crombert and Schubert” në Zonën Zhvillimore Teknologjike të Shkupit ka alarmuar punonjësit.

Të gjithë u larguan nga objekti ndërsa kontrollet ishin në vazhdim. U konstatua se bëhej fjalë për kallëzim të rremë.

Lajmin për “Fokus” e kanë konfirmuar edhe nga MPB

Më datë 29.10.2024 në ora 08:20 në SPB Shkup, e punësuara si person juridik nga n. Ilinden ka raportuar në Shkup se në ora 06:00 në emailin zyrtar të personit juridik është marrë mesazh se në fabrikë është vendosur mjet shpërthyes.

Menjëherë janë dërguar ekipet e SPB Shkup dhe Njësitit kundër terrorizmit dhe pas kontrolleve të nevojshme nuk është gjetur mjet shpërthyes, përkatësisht është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzim të rremë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat