MPB njofton se ka ndërruar jetë një punëtorë ndërtimtarie nga Tetova i cili po punonte në qendër të Shkupit.
“Me datë 02.11.2024, në ora 20:40 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 16:30, gjatë punimeve ndërtimore në objektin në ndërtim në zonën e Qendrës, L.Sh.(27) nga Fshati Gjermë i Tetovës ka pësuar lëndime të rënda.
Ai është transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka ndërruar jetë rreth orës 18:30.
Në vendin e ngjarjes janë kryer kontrolle inspektuese nga SPB Shkup, është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, njofton MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbardhjen e rastit.