Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup

Shkupi

Gjatë fundjavës janë larguar 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Shkup

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 11:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë fundjavës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan aktivitete për largimin e dhjetëra deponive të egra të vendosura në komunat Çair, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Karposh të Shkupit, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

“Në komunën Çair është intervenuar në rrugën Samoillova, ku në afërsi të Muzeut të Artit Bashkëkohor janë ngritur përafërsisht 15 metra kub mbetje ndërtimore të hedhura në sipërfaqe të trafikut.

Në komunën Qendër janë pastruar gjithsej 10 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në disa lokacione përgjatë rrugës Orce Nikollov.

Në rrugën Fevruarski pohod në komunën Aerodrom të Shkupit janë ngritur 10 metra kub mbetje organike të hedhura në mënyrë të paligjshme, ndërsa në bulevardin Aradhat Partizane te Porta Vllae dhe në rrugën Moskovska – në komunën Karposh, u larguan 20 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe publike.

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup pastruan deponi të egër të gjerë të vendosur në rrugën Dimo Haxhi Dimov në komunën Kisella Vodë të Shkupit, ku janë ngritur dhe trasnportuar 15 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbetje nga paketimet prej kartoni.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat