Gjendja në Shkup është katastrofike e keqe. Nuk ka transport urban, mbeturina dhe rrugë të pista kudo, madje edhe shërbimet elementare që qytetarët nuk mund t’i marrin. Në realitet, Shkupi është në një krizë të madhe.
“Shkupianët janë viktima të lojërave politike dhe të kundërvënieve reciproke të OBRM-PDUKM-së dhe Arsovskës.
Nuk ka asnjë M të Shkupit modern që kanë premtuar dhe me të cilin kanë kërkuar besim nga qytetarët, nuk ka asgjë nga premtimet e tyre para zgjedhjeve. Shkupi pësoi fatkeqësinë më të madhe pas tërmetit.
Në vend që të bëjnë luftë politike në kurrizin e qytetarëve, të marrin përgjegjësi.
Ministrat në Qeverinë e Mickoskit nuk mund të lëvizin me vetura të shtrenjta zyrtare, ndërsa qytetarët të lihen në këmbë. Qeveria nuk mund të injorojë kryeqytetin.
Grupi këshilldhënës i LSDM-së dhe koalicionit kanë iniciuar dhe kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.
Në seancë do të propozojmë masa konkrete të cilat presim që të përkrahen bashkërisht nga të gjithë këshilltarët dhe përfundimisht të plotësohen nevojat e qytetarëve të Shkupit.