MPB njofton se dje ka kryer bastisje në një banesë në Shkup, nga ku janë gjetur lëndë narkotike, me çka është ndaluar një person.
“Me datë 26.11.2024 në ora 13:40 në Shkup, në zonën e Karposhit, nga njësiti i tregtisë ilegale në kuadër të SPB Shkup ka ndaluar N.G (39).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan heroinë, një peshore digjitale dhe sende të tjera të dyshuara me origjinë kriminale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një raport përkatës”, thonë nga MPB.