Koalicioni “Green Human City” (GHC), më 10 dhjetor do të organizojë marsh protestues, për ajër më të pastër. Siç kanë paralajmëruar, marshimi do të fillojë në ora 16, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të kalojë kah Kuvendit dhe do të përfundojë para Qeverisë.
“Ne protestojmë sepse çdo vit në Maqedoni ka rreth 3828 vdekje të shkaktuara nga ekspozimi ndaj grimcave PM2.5, të cilat janë ndër më të dëmshmet për shëndetin.
Ajo përbën 17.7% të totalit të vdekshmërisë në vend. Këto grimca janë të lidhura me një gamë të gjerë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e mushkërive, sulmet në zemër dhe kancerin e mushkërive”, thonë nga koalicioni.
“Gjithçka që ju duhet është të vini dhe të qëndroni krah për krah për ajër të pastër! Shkupi duhet të marrë frymë! Maqedonia duhet të marrë frymë”, thonë nga GHC.