Zbardhet një rast për tentim vrasje në Shkup, kallëzim penal ndaj dy personave

Shkupi

Zbardhet një rast për tentim vrasje në Shkup, kallëzim penal ndaj dy personave

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

MPB njofton se ka zbardhur një rast për tentim vrasje në Shkup, ku janë ndaluar dy persona.

“Njësia për krime të dhunshme – Departamenti për kundërvajtje gjaku dhe seksuale në kuadër të SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër M.E. nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe kundër B.R. nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”, e dënueshme nga neni 365 i Kodit Penal.

Për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore, i akuzuari me datë 10.12.2024 ka shkuar në shtëpinë e D.J (42) nga fshati Mirkovc, Shkup, ku M.E. ka qëlluar me armë në drejtim të tij, por nuk e ka lënduar.

Gjyqtari i procedurës paraprake, M.E. i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh” thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat