Ujësjellësi-Shkup: Punimet për riparimin e tubacionit janë në fazën përfundimtare

Shkupi

Ujësjellësi-Shkup: Punimet për riparimin e tubacionit janë në fazën përfundimtare

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Në fazën përfundimtare janë aktivitetet për riparimin dhe modernizimin e vonuar me dekada të ujësjellësit kryesor të qytetit, kumtuan nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup.

Siç theksojnë, operacioni është duke u zhvilluar në kuadër të së parashikuarës dhe pritet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar me një kohë totale më pak se 15 orë.

Aksioni ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit kur të gjitha ekipet e Sektorëve EMK, Mekanizim dhe Ujësjellës kanë nisur me zbrazjen e ujësjellësit kryesor në lokacionet e planifikuara.

“Operacioni po zhvillohet në kuadër të parashikimit dhe pritet të përfundojë brenda periudhës së parashikiuar me një kohë totale prej më pak se 15 orë, në të cilën koha më e madhe ndahet për zbrazjen dhe mbushjen e ujësjellësit magjistral. Mbyshja tashmë ka filluar dhe presioni pritet të stabilizohet brenda pak orësh”, thonë nga ndërmarrja.

Ata bëjnë të ditur se me mbylljen e ujëpërçuesit kryesor të Qytetit F1600mm përgjatë një linje në shtrirjen nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri në kryqëzimin në bulevardin “Aradhet Partizane” me rrugën “Nikolla Parapunov”, ekipi i tyre ka përfunduar ndërhyrjet.

Përgjatë trasesë së “Aradhet Partizane” nga rrethrrotullimi i Gjorçe Petrovit deri te hoteli Karposh, ku janë ndërruar 5 valvula ajri dhe 5 mbyllësve për të njëjtat në F200 të lidhur me ujëpërçuesin F1600.

“Është rikonstruktuar mbyllësi F700 në bulevardin “Aradhet partizane” me rrugën “Nikola Parapunov”. Është ndryshuar mbyllësi i F400 në rrethrrotullimin tek Porta Vlae. Është rikonstruktuar një mbyllës F600 në Urën e Kombeve të Bashkuara.  Është rikonstruktuar një mbyllës F500 në rr. Nikolla Parapunov”; kumtuan nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup.

Siç informojnë, në këtë moment në fazën përfundimtare është procedura e fundit për rikonstruksionin e mbyllësve F700 në rrugën “Nikolla Parapunov”, i cili po kryhet në mënyrë të pavarur nga të tjerët dhe për të cilin nuk është e nevojshme mbyllja e ujëpërçuesit kryesor.

Nga ndërmarrja theksojnë se në përputhje me Planin Operativ për riparimin e mbyllësve të linjës së ujësjellësit të qytetit F1600mm, Sektori Ujësjellës me më shumë se 160 punonjës profesionistë të angazhuar, përfshirë hidraulikë MKL, inxhinierë, operatorë dhe drejtues mjetesh speciale, MKL automekanik mekanikë, MKL mekanikë, MKL elektricistë, punëtorë dhe teknikë për diagnostikimin e defekteve të cilët kryejnë punët në terren dhe po aq persona administrativë së bashku me drejtorin i kanë përgatitur dhe përfunduar sipas planit për veprim me mekanizimin, mjetet dhe pompat.

“Në një kohë kur gjysma e vendbanimeve në Maqedoni, pikërisht për shkak të riparimit jo në kohë të tubacioneve të ujit, qytetarët nuk kanë ujë me ditë e javë, sidomos në muajt e verës, i yni, sipas një plani operativ të detajuar kompleks, zgjidh me sukses një nga problemet kritike dekade, i cili po ashtu përmirëson furnizimin me ujë dhe presionin në Komunën e Gjorçe Petrovit dhe Karposhit, me riparimin e 6 segmenteve ku janë vërejtur humbje të mëdha të ujit në dekadat e kaluara”, thonë nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup.

Ata apelojnë tek të gjithë aktorët publikë që të mbështesin punonjësit e tyre në këtë aksion, i cili kërkon një nivel të lartë ekspertize dhe gatishmërie teknike, si dhe opinionit të mos bie nën kërcënimin e paraqitjes së informacioneve nga persona jo ekspertë për të shkaktuar frikë dhe panik mes qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat