Disa nga transportuesit privatë në Shkup qarkullojnë me kapacitet të reduktuar

Shkupi

Disa nga transportuesit privatë në Shkup qarkullojnë me kapacitet të reduktuar

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Në prag të festës së Vitit të Ri, disa nga transportuesit privatë do të lëvizin me kapacitet të reduktuar. Transportuesit privatë thonë Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) ka borxhe të papaguara ndaj tyre.

Disa nga transportuesit privatë, të ndarë në paketa që përfshijnë disa linja urbane, sigurojnë se nuk do të ulin kapacitetet e tyre dhe gjatë festave të Vitit të Ri do të lëvizin sipas orarit të rregullt.

Drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Dragi Kushovski, nuk u përgjigj nëse vendimi i disa kompanive private për zvogëlimin e orareve do të krijojë kolaps trafiku gjatë festave të fundvitit.

Edhe pse Këshilli i Qytetit të Shkupit ka marrë vendim për rritjen e pagesës për kilometër për transportuesit privatë në 20 denarë, një pjesë e tyre thonë se borxhet e papaguara u vështirësojnë gjendjen financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat