Në Toarmiqe të Qendrës Klinike në Shkup, Karil dhe Ortopedi, siç informoi dr. Igor Merxhanovski, në natën e Vitit të Ri ka pasur 30 për qind më pak punë se në vitet e kaluara.
Ndërkaq, një fëmijë është operuar pas lëndimeve nga fishekzjarrët.
“Janë bërë 35 kontrolle, prej të cilëve nëntë persona nga fatkeqësi në komunikacion me lëndime të lehta dhe ata pacientë janë lëshuar për mjekim shtëpiakë.
Kemi dy paciente nga sulme fizike, njëri është mbajtur dhe gjatë ditës do të lëshohet në shtëpi, si dhe një fëmijë 13-vjeçar me lëndim të rëndë në dorë nga fishekzjarrët, e cila tashmë u operua në Klinikën e fëmijëve për kirurgji dhe me siguri do të mbetet me invaliditet në dorë”, deklaroi Merxhanovski.