Një tërmet është ndjerë mbrëmë në Shkupi dhe në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup.
Tërmeti ka pasur intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.
Observatori Sizmologjik i Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore informoi se rrjeti sizmologjik telemetrik mbrëmë në orën 23:12 ka regjistruar një tërmet.
Epiqendra e të cilit ndodhej 24 kilometra në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 2.8 shkallë.