Shumë zona të Shkupit mbetën pa ngrohje qendrore, kjo është arsyeja

Shkupi

Shumë zona të Shkupit mbetën pa ngrohje qendrore, kjo është arsyeja

Më: 20 janar 2025 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Për shkak defektit në rrjet, shumë zona të Shkupit mbetën pa ngrohje qendrore.

Nga EMV njoftuan se po punohet në zgjidhjen e problemit që ka shkaktuar humbje të ujit dhe me këtë është zvogëluar dërgesa e energjisë termike në lagjet Novo Lisiçe, Aerodrom, Kisella Vodë, Kapishtec dhe zona të tjera.

Në ndërkohë, disa shkolla dhe çerdhe kanë njoftuar prindërit për t’i marrë fëmijët për shkak mungesës së ngrohjes. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat