Ndalohen dy të rinj në Shkup, kapen me lëndë narkotike

Shkupi

Ndalohen dy të rinj në Shkup, kapen me lëndë narkotike

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (05.02.2025) në ora 23:45 në komunën e Aerodromit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup, kanë privuar nga liria dy persona.

Bëhet fjalë për A.S (23) nga Shkupi dhe B.D (23) nga Gostivari.

Ata, me qëndrim në Shkup, pasi tek ta është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat