Arrestohet 34-vjeçari nga Shkupi, ishte agresiv ndaj policëve

Shkupi

Arrestohet 34-vjeçari nga Shkupi, ishte agresiv ndaj policëve

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 09.02.2025 në ora 11.00 në Shkup, në rajonin e Karposhit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar A.A.(34) nga Shkupi pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kanë qenë duke kryer aktivitete zyrtare”.

“Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat