Stresi, ka bërë një thirrje për protestë pas ngjarjeve të fundit në “Big Brother VIP” që lidhen me bullizmin ndaj Gjestit, banori më i ri dhe më i përfoluri i “BBV”.
Pas publikimit të situatave ku ai u përball me presion dhe gjeste të papranueshme nga konkurrentët e tjerë, Stresi ka reaguar duke kërkuar një veprim nga publiku për të denoncuar trajtimin e padrejtë që Gjesti ka marrë.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Stresi i bëri thirrje fansave të dalin në protestë.
Ky reagim i Stresit ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale, ku shumë persona janë solidarizuar me të dhe kërkojnë një vëmendje më të madhe për fenomenin e bullizmit, veçanërisht në programet televizive të tipit reality e ndërsa shumë të tjerë kanë dalë kundër!
Si e komentoni?