Aktivitete intensive – Përmbushja në Sektorin e Ndërtimtarisë
Administrata Tatimore e Kosovës, ri-njofton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.
Bazuar në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2021, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për trajtimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitete në lëmin e ndërtimit, me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor.
ATK do të vazhdoj me Projektin “Përmirësimi i Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë”, sipas qasjes holistike në trajtimin e riskut, ku në fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në vijim:
Grupi i synuar
Objektivat
Ndërtimi i ulët dhe i lartë
Bizneset, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si:
Muratorët, Armaturë punuesit, Betonime, Gërmimet e dheut, Punuesit e kulmeve, Prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, Elektricistët, Instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, Montuesit e parketit/laminatit, Montuesit e qeramikës, Suvatuesit – fasada, Prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.
Verifikimi i regjistrimit të aktivitetit
Verifikimi i lëshimit të kuponëve fiskal / faturave tatimore
Verifikimi i Pasqyrave financiare – Fitimit Bruto / Neto
Verifikimi i deklarimeve / qarkullimit real
Verifikimi i shpenzimeve reale kundrejt qarkullimit – Fitimit Bruto / Neto të deklaruar
Verifikimi i pagesave në Tatimet Direkte
Verifikimi i pagesave të TVSh-së
Verifikimi i numrit të punëtorëve – Pagesave të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
Verifikimi i humbjes së vazhdueshme
Verifikimi i kreditimit të vazhdueshëm
Verifikimi i pagesave kundrejt fitimit
Verifikimi i investimeve
Regjistrimi i stokut
Identifikimi i mallrave pa origjinë dhe dokumenteve fiktive
Etj.
ATK, ju inkurajon që t'i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.
Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.
Faleminderit që paguani tatimin dhe kontribuoni në zhvillimin e vendit tonë! Administrata Tatimore e Kosovës.