Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “Morina-1” Sh.p.k., Gjakovë në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për bazën e prodhimit të betonit në Gjakovë.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 07.10.2024 në ora 10:00 në objektin e komunës së Gjakovës do të organizohet debat publik nga Kompania “Morina-1” Sh.p.k., Gjakovë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM
https://us04web.zoom.us/j/71274467751?pwd=DyduLxn6cUak12TbVLoklS5Xdb8g00.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për Kompaninë “Morina-1” Sh.p.k., Gjakovë për bazën e prodhimit të betonit në Gjakovë.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin [email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.