Njoftim Publik

Shpallje

Njoftim Publik

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 09:54

Shoqëria „ELEKTROHETA“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811049354 me adresë: Maxhistrale – Ferizaj – Prishtinë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 20.08.2024 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Varosh, Komuna e Ferizajt, Republika e Kosovës.

Shoqëria „ELEKTROHETA“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Varosh, Komuna e Ferizajt, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

Pëlqimin Mjedisor Nr.712 - 2/24 dt. 17.05.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Vendimi për dhënien e pëlqimit Nr. 299 dt. 01.09.2023 të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Ferizajt.

Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: 04-351/02-0006696/24 të datës 28.06.2024 për “Ndërtimin e objektit gjenerator fotovoltaik prej 3 MW, ZK Varosh, të lëshuar nga Drejtoria nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Ferizajt.

Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 10734 dt.06.08.2024 të lëshuar nga KEDS SH.A.

Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);

Deklaratën për shitjen e energjisë;

Raportet financiare;

Konfirmimin bankar për posedimin e 10% të vlerës së investimit

Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;

Plani i Biznesit; dhe

Plani Dinamik i Realizimit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: [email protected] [email protected] dhe [email protected]

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat