Një 30-vjeçar nga Orikumi është arrestuar nga Policia e Vlorës me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi G.K., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij është bërë pas shpalles në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane.
Kjo pasi Gjykata e Mesinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.