Manastirliu ‘fajëson’ dy fatkeqësitë: Kur po shëronim plagët e shëndetësisë erdhi tërmeti me Covid-in

Shqipëria

Manastirliu ‘fajëson’ dy fatkeqësitë: Kur po shëronim plagët e shëndetësisë erdhi tërmeti me Covid-in

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 11:17
Ogerta Manastirliu

Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se, tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 frenuan punën e qeverisë për zhvillimin e sistemit shëndetësor.

Sipas saj,  kur qeveria Rama mendonte shërimin e plagëve të shëndetësisë, vendi u godit nga dy fatkeqësitë.

Ogerta Manastirliu: “Kisha dashur shumë që sot të dilja para jush si ministre shëndetësie në kohë paqe ku të diskutonim të tjera projektligje për zhvillimin shëndetësor, të cilat nuk i kemi lënë mangut as në kohë pandemie.

Ogerta Manastirliu: Por e vërteta është se po jetojmë në një kohë lufte.

Ogerta Manastirliu: Kur ne mendonim se po kuronim plagët shumë-vjeçare të sistemit shëndetësor, dalë nga një prapambeteje prej dekadash, zvarritjesh dhe nëpërkëmbjesh në vitet e tranzicionit, Shqipëria do të merrte dy goditje të forta, tërmetine  26 nëntorit 2019 dhe pandeminë Covid-19.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat