Sot një vit nga ngjarja tragjike e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 që tronditi vendin tonë, ku si pasojë humbën jetën 51 persona dhe me qindra të tjerë mbetën në qiell të hapur.
Kjo ditë është përkujtuar jo vetëm nga familjarët e viktimave ,por edhe nga personat që i erdhën në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.
Një ndër to ishte edhe Luan Kapaj, zjarrëfikësi nga Vlora, i cili ishte për ditë të tëra duke i ardhur në ndihmë personave nën rrënoja.
“Sot unë e kujtoj si një ditë mjaft historike, mjaft të dhimbshme jo për ne zjarrfikësit , por për popullin atje që i tronditi ajo ngjarje mjaft e dhimbshme. Ne e kujtojmë atë ditë që shkuam për të ndihmuar njerëzit në nevojë ,si një ditë me plot dhimbje për ne që i shikonim njerëzit që vuanin dhe kërkonin ndihmë për të shpqtuar jetën e tyre”.
Ai thotë se do e kujtojë ngjarjen deri sa të jetë gjallë dhe nuk do i harrojë kurrë britmat e njerëzve që kërkonin ndihmë atë ditë që ndryshoj jetën e qindra njerëzve.
“Jo pas një viti por deri sa të jem gjallë i kam akoma në memorie të gjithë ata njerëzit që bërtisnin dhe kërkonin ndihmë, ata njerëz që kishin nevojë për të shpëtuar jetën e tyre të cilët ishin nën rrënoja. Mua akoma më gumëzhin zëri i tyre të mbetur nën rrënojat e pallatit, më duket sikur akoma ndodhen aty ata njerëz sot e kësaj dite. Momenti më i dhimbshëm për mua ishte kur të kërkojnë ndihmë, por ti nuk ke mundësi ti japësh ndihmë në pak sekonda por duhen shumë orë.