Ministrja e Arsimit Evis Kushi tregon skenarin si do të zhvillohet mësimi në shkollat 9 vjeçare dhe në gjimnaze.
Skenari i mësimit të kombinuar do të nisë nga data 1 dhjetor 2020 deri në një vendim tjetër. Çdo të premte shkollat në bashkëpunim edhe me njësitë vendore të kujdesit shëndetësor do të raportojnë në zyrat arsimore në lidhje me situatën e tyre dhe më pas do të merret vendimi për çdo shkollë për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi .
Klasat e arsimit fillor dhe klasa e 12 do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike njësoj siç kane vepruar deri tani.
Klasa nga e 6-ta në të 9-tën dhe klasat e 10-të dhe 11-të do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë:
Në javën tek (java e parë dhe e tretë)
Dy ditët e para do të bëhet mësimi në mjediset e shkollës
Tre ditë e tjera do të jenë online
Në javët çift ( java e dytë dhe e katërt)
Dy ditët e para do të jenë online
Tre ditë e tjera do të bëhet mësimi në mjediset e shkollës
Në rast se shkollat kanë situata të rënduara në stafe mësimore apo nxënësit me urdhër të ministrisë mund të aplikohet skenari kur vetëm klasat fillore nga klasa 1 në të 5-tën dhe klasa e 12 zhvillojnë mësimin në klasë, ndërsa klasat e tjera bëhen online. Në rastet edhe më të rënduar vetëm klasa e 1 dhe e 12 në mjedise e shkollës, ndërsa të gjitha klasat e tjera do të zhvillojnë mësimin online.
Në raste të veçanta kur ka raporte mjekësore apo me kërkesë të prindit nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin online.
Për shkolla publike apo private në qytete apo në fshat ku numri i është i ulët dhe nuk ka raste të infektuarish me Covid mund të vazhdojë të zbatohet dhe skenari i parë siç është në fuqi, natyrisht në zbatim të rregullave dhe protokolleve shëndetësore së bashku me mirëkuptimin e prindërve.
Kanali i dedikuar RTSH shkolla dhe platforma akademia.al do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve.