E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ministrja Elisa Spiropali u shpreh se projekti i rindërtimit është projekti më i madh social historik i ndërtuar dhe i ideuar dhe që po zbatohet tashmë në Shqipëri.
Spiropali: Nuk i kam shifrat e banesave të përfunduara në kuadër të rindërtimit. Ekziston një buxhet i bërë publik dhe shifra të publikuar anë faqen e kuvendit. Di që deri në fund të këtij viti do të jenë 35 shkolla dhe çerdhe të reja.
Të gjithë qytetarëve u është ofruar bonusi i qirasë dhe kanë shkuar të jetojnë me qira. Veç dëmshpërblimit që kanë marrë për shtëpia, kanë marrë edhe bonusin e qirasë. Ato nuk janë editoriale që mund të shkruhen për një orë.
Projekti i rindërtimit është projekti më i madh social historik i ndërtuar dhe i ideuar dhe që po zbatohet tashmë në Shqipëri.