“Për dy javë zhduket koronavirusi nga planeti", terapia që duhet përdorur sipas Ruzhdi Metalit

Shqipëria

“Për dy javë zhduket koronavirusi nga planeti", terapia që duhet përdorur sipas Ruzhdi Metalit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:22
Ruzhdi Metali

“Si të shpëtojmë ne dhe njerëzimi nga Covidi, çfarë ilaçi të përdorim?”, ka qenë një nga pyetjet e qytetarëve për Ruzhdi Metalin në "Zonë e Lirë"

Doktori alternativ thotë se duhet të bëhet infektimi në masë i popullatës.

“Vetëm për dy javë koronavirusi zhduket nga planeti po ta shërojmë ne. Unë them që të infektohen të gjithë njerëzit përveç pleqve, të marrin zink, të përdorin specin djegës pluhur.

Personave që janë me Covid dhe me probleme madhore të shtruar në spital me intubim, duhet të bëjnë dializë.

Unë mendoj që gjithë pleqtë për dy javë t’i mbajnë në një terapi të veçantë, ndërsa rinia të infektohen se krijon imunitet trupi. Ozono-terapia e shëron përnjëherë koronavirusin, nuk e lejon virusin në trup, shëron edhe kancerin. Ka spitale private që e bëjnë, jo në Shqipëri.

Kur blini maskat, hekurosini”, tha Metali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat