Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Anastas Janullatos ka arritur të mundë virusin Covid-19.
Lajmi është bërë me dije pak më parë edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare, teksa kanë sqaruar se ai vazhdon të jetë i karantinuar në shtëpi në Athinë.
Analizat mikrobiologjike të kryepeshkopit kanë dalë mirë dhe pritet rikthimi i plotë i shëndetit të tij.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos u dërgua për kurim në Greqi me helikopter pas përkeqësimit të situatës shëndetësore për shkak të Covid-19.