“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”

Shqipëria

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:29
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta e ka nisur me këtë urim ditën e sotme.

Në mesazhin që kreu i shtetit ka ndarë mëngjesin e sotëm, në 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan:

“Të punojmë dhe angazhohemi çdo ditë për ta mbrojtur simbolin tonë të shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i paprekur, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat e bijtë më të mirë të kombit”.

“108 vite janë mjaftueshëm për të dëshmuar pjekurinë dhe seriozitetin e një shteti modern, për përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa” .

“Urime për 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit!”

“Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar dhe shqiptarët kudo ndodhen! ”

Ka qenë ky urimi i Presidentit, sot në 108 vjetorin e Pavarësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat