Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar urimin e ushtarakëve shqiptarë por dhe ushtarakëve të vendeve aleate të NATO-s në 108-vjetorin e pavarësisë.
Një urim për Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit nga 20 vende të botës ku Shqipëria ka misionet dhe përfaqësitë e saj nga efektivët e Forcave të Armatosura.
“108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB”, shkruan ministrja Xhaçka.
Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm me dy postime për Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit.