Olta Xhaçka uron Ditën e Pavarësisë: Flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë

Shqipëria

Olta Xhaçka uron Ditën e Pavarësisë: Flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 09:47
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar shqiptarët për ditën e Falmurit. Në këtë ditë të shënuar, Xhaçka shkruan se flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë.

‘108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB’ – shruan Xhaçka në Facebook.

Postimi shoqërohet edhe me një video.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Gëzuar ditën e flamurit

108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë  valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB.
#GëzuarShqipëri
#KrenariPërFA
#faleminderitpërshërbimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat